Askush nuk kuptoi asgjë, por Elhaida për dy javë rresht nuk ka folur me Ledjanin në DWTS

Mediale Vip

Askush nuk kuptoi asgjë, por Elhaida për dy javë rresht nuk ka folur me Ledjanin në DWTS

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 13:40
Elhaida

E ftuar mbrëmjen e djeshme në "Më lër të flas", Elhaida Dani foli gjatë për eksperiencën e saj në "Dancing With the Stars".

Ajo bashkë me partnerin e saj të kërcimit, Ledjanin ia ka dalë të mbledhë edhe pikët maksimale nga juria pas performancave që janë konsideruar si maksimalisht të arrira. Gjithsesi, vetë Elhaida tregon se gjërat në prapaskenë nuk janë gjithmonë siç duken. Për shembull, asaj i është dashur që për dy javë rresht të mos i flasë fare, po fare balerinit të saj sepse ishin zënë! 

“E vetmja që më vjen është se unë me Ledin, partnerin tim s’kemi folur për dy javë rresht në prova, flisnim vetëm natën e shfaqjes, dhe asnjëri nuk e dinte këtë. Tani që e thashë ishalla  nuk i mbetet hatri, nuk besoj, por nja dy javë s'folëm fare. Nuk e di me kë shkruan apo me kë nuk shkruan, nuk ishte ky motivi, ishim duke u zënë në prova dhe askush nuk e dinte përveç nesh, flisnim vetëm të premten."

Nëse për një zënkë lëvizjesh Elhaida dhe partneri i kërcimit s'kanë folur DY javë, nuk duam të mendojmë sa zgjat inati i tyre për çështje *të tjera*. Nuk duam!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat