Gruaja e Ronaldos: Turp që nuk e shijuam lojtarin më të mirë në botë për 90 minuta

Mediale Vip

Gruaja e Ronaldos: Turp që nuk e shijuam lojtarin më të mirë në botë për 90 minuta

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 13:27
Georgina Rodriguez- Ronaldo

Georgina Rodriguez ishte e nervozuar pasi që partneri i saj, Cristiano Ronaldo u lejua të luaj vetëm pak minuta në fitoren e Portugalisë në Kupën e Botës kundër Zvicrës.

Modelja 28 vjeçare ishte në stadium gjatë ndeshjes dhe duke e mërzitur edhe pse Portugalia fitoi 6:1, ku edhe Ronaldo shihej që nuk ishte i kënaqur sa ishte në bankën rezervë, raporton KosovaPress.

Pas ndeshjes, Rodriguez shpërtheu në rrjetet sociale duke thënë se ishte turp që nuk e shijuam lojtarin më të mirë për 90 minuta.

Ajo gjithashtu theksoi se ndërsa Portugalia këndonte himnin kombëtar, mediat në lojë ishin shumë më të përqendruara në shkrepjen e fotografive të Ronaldos, i cili ishte në bankën rezervë.

“Urime Portugalisë. Gjatë kohës kur 11 lojtarët këndonin himnin e gjithë vëmendja ishte te ti (Ronaldo). Çfarë turpi që ne nuk e shijuam lojtarin më të mirë në botë për 90 minuta. Tifozët nuk ndaluar së kërkuari ty dhe duke brohoritur emrin tënd. Shpresoj që Zoti dhe shoku yt i dashur, Fernando t’i bashkojnë duart dhe të na emocionojnë edhe një natë tjetër”, shkruante Rodriguez në “Instagram”.

Pavarësisht se u bë lojtari i parë që shënon në pesë edicione të ndryshme të Kupës së Botës, goli i vetëm i Ronaldos në këtë Botëror erdhi nga penalltia në fitoren kundër Ganës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat