"Dashuria jonë që ka qejf pak vëmendje", urimi i ëmbël i Aurela Gaçes për vajzën e vogël

Mediale Vip

"Dashuria jonë që ka qejf pak vëmendje", urimi i ëmbël i Aurela Gaçes për vajzën e vogël

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 15:57
Aurela Gaçes me vajzat e vogëla

Sot për këngëtaren e njohur, Aurela Gaçe është një ditë e veçantë. Vajza e saj e vogël, Abigail feston ditëlindjen dhe mbush 6 vjeçe. Padyshim nuk kishte se si të mungonte një urim nga mami Aurela, e cila ka ndarë në Instagram një foto të së bijës. Ajo ka treguar edhe një ngjarje plot humor që i ndodhi sot, teksa do ta çonte Abin në shkollë.

Urimi i plotë i këngëtares:

"6 vjeç sot, gëzimi dytë i familjes tonë.
Dashuria jonë Abi.

E zgjoj në mëngjes, hajde se do bëhemi gati për shkolle( parashkollor).

Mezi çohet. Kam kollë, mê dhëmb këmba etj.
Sot i them, do çohemi se ke ditelindjen, edhe do të të urojnë shoqet.Poooo – tha- edhe u çua si shigjetë hahahaha. Sot nuk kishte asnje ankesê.

E pyeta, a ke qejf të të nxjerrë mami këtu tek ky ekrani në telefon ku të shohin njerezit?

Po- tha ( lagjia e di që ka qejf pak vëmëndje, tani e dini edhe ju)"

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat