Lugati rrëfehet, flet për gruan e tij me aftësi të kufizuara

Mediale Vip

Lugati rrëfehet, flet për gruan e tij me aftësi të kufizuara

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 10:20
Lugati

Spektakli i “Big Brother Vip Kosova”, tashmë ka filluar dhe banorët e shtëpisë më të famshme janë familjarizuar me njëri-tjetrin ku nuk mungojn diskutimet e ndryshme në mes tyre.

Njëri ndër banorët i cili është pjesë e shtëpisë është edhe këngëtari kontrovers, Gjon Karrica i njohur ndryshe me nofkën skenikë si Lugati.

Gjatë një bisede me banorët, Lugati ka rrëfyer më shumë rreth jetës së tij private ku ka rrëfyer sakrificat e tij ndaj familjes.

Ai ka folur për djalin e tij dhe bashkëshorten ku ndër të tjera ka treguar se bashkëshortja e tij është me aftësi të kufizuar.

“Grun e kam me një kujdestare, sepse është me një handicap. Kjo ka qenë sakrifica më e madhe për mua”, thotë Karrica i njohur ndryshe si Lugati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat