Armina Mevlani shtatzënë?

Mediale Vip

Armina Mevlani shtatzënë?

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 11:23
Moderatorja Armina Mevlani

Moderatorja Armina Mevlani prej më shumë se 10 vitesh është në një romancë me Shkëlzen Berishën. Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë disa muaj më parë dhe me sa duket janë gati të kenë edhe një fëmijë së bashku.

Të paktën kështu la të kuptohej Armina Mevlani gjatë puntatës së fundit të emisionitn “Goca dhe Gra” ku ajo është bashkëprezantuese. Teksa po flisnin në lidhje me gjërat më të kërkuar në ‘Google’ për vitin 2022, moderatoren e ngacmuan Arminën duke i thënë nëse ka kërkuar për emra fëmijësh. Armina tha:

“Emrat i kam gjetur në moshë shumë të vogël sepse jam e fiksuar me emrat, por tani pas martesës dihet se çfarë vjen”

Gjatë një tjetër puntate të “Goca dhe Gra”, ku Armina është bashkëprezantuese, u diskutua mbi marrëdhënien e me fëmijët e partnerëve. Sigurisht Armina tregoi eksperiencën e saj, duke u shprehur se nuk pretendon të jetë një nënë për to.

“Unë i kam njohur që 9-vjeç.. jo absolutisht, nuk pretendoj më shumë, madje kam marëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qef. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht,”- u shpreh Armina.

Më herët një ndjekës e ka pyetur moderatoren nëse është shtatzënë dhe Armina nuk ka ngurruar aspak t’i përgjigjet me sinqeritet.

“Akoma jo, së shpejti, do të doja ta përjetoja këtë eksperiencë në fakt”- shkroi Armina.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat