Stresi tha “dal nga Big Brother VIP vetëm nëse më vjen ish-gruaja”! Vjen reagimi i Keisit

Mediale Vip

Stresi tha “dal nga Big Brother VIP vetëm nëse më vjen ish-gruaja”! Vjen reagimi i Keisit

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 21:06
Stresi dhe Kejsi

Reperi i njohur Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes për jetën e tij private.

Ka qenë vetë reperi, i cili gjatë një bisede me njërën nga banoret e “BBVK”, ka rikujtuar ish-partneren e tij Keisin.

“Vetëm po të më vijë ish-gruaja këtu, do kisha dalë nga “Big Brother” direkte.

Harroje që ma mbush mendjen mua dhe harroje që e konkurron atë këtu”– u shpreh Stresi, duke lënë të kuptohet se Keisi është i vetmi person që mund ta “nxjerrë” nga “BBVK”.

Mirëpo tashmë ka reaguar Keisi.

Ajo ka publikuar videon e Stresit në Instastory dhe ka shkruar: Njiheni edhe ju pak

Image
Postimi i Kejsit
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat