Mbesa e Hande Erçel u diagnostikua me kancer, familja beson se vogëlushen e kanë marrë mësysh nga fotot në rrjete sociale

Mediale Vip

Mbesa e Hande Erçel u diagnostikua me kancer, familja beson se vogëlushen e kanë marrë mësysh nga fotot në rrjete sociale

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 13:05
Hande Erçel me mbesën e saj

Hande Erçel po kalon një periudhë të vështirë që kur mbesa e saj, Mavi u diagnostikua me kancer.

Vogëlushja tani është mirë dhe po trajtohet, megjithatë familja e Handes i janë përkushtuar tërësisht.

Madje aktorja në një intervistë të fundit tha se nuk ka vendosur ende për rikthimin në ekran për shkak të problemeve shëndetësore, duke iu referuar mbesës.

Mediat turke shkruajnë se pas këtij momenti të vështirë, Hande dhe motra e saj kanë vendosur të mos publikojnë më foto të vogëlushes në rrjete sociale.

Sipas raportimeve, ato besojnë se 3-vjeçaren e kanë marrë mësysh pasi përpara kësaj ngjarje, ato publikonin shpesh foto e video me të në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat