Në fotografinë me fëmijët nga pushimet, Kim Kardashian: Ndihem e plotësuar

Mediale Vip

Në fotografinë me fëmijët nga pushimet, Kim Kardashian: Ndihem e plotësuar

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 06:56
Kim Kardashian

Kim Kardashian po ndihet e lumtur me jetën dhe familjen e saj vetëm disa javë pas finalizimit të divorcit nga Kanye West.

Nëna e katër fëmijëve ndau një foto në Instagramin e saj të dielën, ku shihej duke shijuar plazhin me tre nga fëmijët e saj gjatë një muzgu të bukur.

“E përmbushur”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Themeluesja e “Skims” kishte veshur bikini të zeza ndërsa kalonte kohë me të vegjlit e saj.

Kardashian ndan katër fëmijët e saj – North, 9 vjeçe, Saint, 7 vjeç, Chicago, 4 vjeçe dhe Psalm, 3 vjeç – me West.

Ajo dhe reperi finalizuan divorcin e tyre në nëntor me çiftin që ranë dakord për kujdestarinë e përbashkët me “qasje të barabartë” për fëmijët e tyre.

Marrëveshja gjithashtu thekson se West duhet të paguajë 200 mijë dollarë afro 200 mijë euro në muaj si mbështetje për fëmijët.

Ata të dy hoqën dorë nga mbështetja bashkëshortore.

Ylli i “The Kardashians” paraqiti kërkesë për divorc nga themeluesi i “Yeezy” në shkurt 2021 pas shtatë vitesh martesë.

Mes ndarjes së tyre, reperi bëri përpjekje të shumta për ta rikthyer atë përpara se të kthehej në rrjetet sociale për ta akuzuar atë se e mbante larg nga fëmijët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat