Zbulohet shifra e majme me të cilën u shit në ankand letra e babait të Marilyn Monroe

Mediale Vip

Zbulohet shifra e majme me të cilën u shit në ankand letra e babait të Marilyn Monroe

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 19:49
Marilyn Monroe

Një letër e shkruar nga babi u Marilyn Monroe ushit për një shumë të majme në Julien’s Auctions dhe ‘TCM Present: Icons & Idols Hollywood’. Ajo u shit për 31,250 dollarë.

Gifford u vërtetua se ishte babai i legjendës së ndjerë të ekranit nëpërmjet testit të ADN-së. Zbulimi do të eksplorohet në dokumentarin e ardhshëm Marilyn, “Her Final Secret”.

Letra, të cilën Julien vlerësoi se do të shitej për 2,000 deri në 3,000 dollarë, përmban një pikturë të një vajze të vogël me një shënim të shkruar me dorë brenda.

“E dashur Marylyn!”, fillon mesazhi i Gifford, me emrin e Monroe të shkruar gabimisht, “Ky shënim vjen posaçërisht për të thënë se shumë mendime dhe dëshira janë me ty çdo ditë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat