Kaloi një vit për tu harruar, Khloé Kardashian reflekton mbi 2022 me mesazhe të forta

Mediale Vip

Kaloi një vit për tu harruar, Khloé Kardashian reflekton mbi 2022 me mesazhe të forta

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 18:23
Khloé Kardashian

Khloé Kardashian po e mbyll vitin 2022 më e fortë se kurrë.

Ylli i "Kardashians" postoi një sërë mesazhesh të koduara në Instagram Stories, përmes të cilave u duke se ajo po reflektonte mbi sprovat dhe mundimet që 2022 i solli.

“Këtë vit takova versionin tim më të thyer, por edhe më të fortë”, shkruhej në një postim. “Shpresoj që, lotët që ke qarë në 2022 të ujitin farat që do mbjellësh në 2023”, shkruhej në një tjetër thënie.

"Të jesh vetëm kërkon një forcë që shumë pak mund ta përballojnë," shkruhej te një tjetër.

Në 2022 ajo dhe Tristan Thompson u bënë prindër të një fëmije nëpërmjet një nëne surrogate. E teksa ata prisnin të bëheshin prindër për herë të dytë Maralee Nichols zbuloi se basketbollisti është babai i djalit të saj.

Nichols u takua me Tristan në ditëlindjen e tij të 30-të në mars 2021, kur ai dhe Khloe ishin ende në një lidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat