Lugati thotë se “dëshiron t’i inspirojë njerëzit me historitë e veta, e jo të tregojë librat që ka lexuar”

Mediale Vip

Lugati thotë se “dëshiron t’i inspirojë njerëzit me historitë e veta, e jo të tregojë librat që ka lexuar”

Më: 9 janar 2023 Në ora: 19:23
Lugati

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Lugati ka folur rreth arsyeve se pse ai është bërë pjesë e kastit më të përfolur të momentit.

Lugati ka shprehur dëshirën e tij për t’i inspiruar njerëzit jashtë me historitë e veta dhe jo të tregojë librat që ka lexuar.

“Unë jam duke i treguar eksperiencat e mija. Unë po e shpalos veten, vetëm për t’i inspiruar njerëzit që kanë të njëjtën histori”, ka thënë Lugati.

“Nuk jam këtu për të shitur mend apo të tregoj se çfarë librash kam lexuar apo çfarë dokumentacionesh kam parë. Unë jam këtu me një qëllim, që njerëzit që janë jashtë dhe e kanë dikën të verbër. Dua t’iu tregoj se si unë e kam kaluar atë sfidë”, ka shtuar ai mes tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat