Jeff Beck, një nga kitaristët më me ndikim të rock-ut të të gjitha kohërave, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.
Muzikanti britanik u mori famë me grupin Yardbirds, ku zëvendësoi Eric Clapton, përpara se të formonte grupin Jeff Beck me Rod Steëart.
Vdekja e Beck u konfirmua në një postim në faqen e tij zyrtare në Tëitter.
“Në emër të familjes së tij, me pikëllim të thellë ndajmë lajmin për ndarjen nga jeta të Jeff Beck”, thuhet në deklaratë.
Kitaristi u nda nga jeta për shkak të një infeksioni bakterial.
Duke folur, kur ai u përfshi në Rock and Roll Hall of Fame për herë të dytë në vitin 2009, Beck tha: “Nuk më interesojnë rregullat.
Në fakt, nëse nuk i thyej rregullat të paktën 10 herë në çdo këngë, atëherë nuk po e bëj punën time siç duhet.”