Skena “të nxehta” në “BigBrother VIP”/ Kristi i kërkon Kejvinës ta puthë, ajo e “kafshon”

Mediale Vip

Skena “të nxehta” në “BigBrother VIP”/ Kristi i kërkon Kejvinës ta puthë, ajo e “kafshon”

Më: 15 janar 2023 Në ora: 19:17
Kevina dhe Kristi

Kejvina dhe Kristi janë një nga dyshet më të përfolura brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ky i fundit e ka nisur ditën duke provokuar modelen.

Ndërsa ishte shtrirë në krevat, ai i kërkoi disa herë Kejvinës që t’i dhuronte një puthje. Por modelja dhe pse e  ka shprehur disa herë se ka një pëlqim ndaj Kristit, nuk ia dha puthjen por e kafshoi në qafë.

Ngacmimet u pasuan me të qeshura dhe provokime dhe nga banorët e tjerë.

Image
Kevina dhe Kristi

Kujtojmë se djali i Robert Aliajt ka deklaruar se jashtë ka një lidhje dhe një person që e pret, ndaj edhe zgjedh të qëndrojë sa më larg femrave.

Por, duket se Kejvina është e vendosur ta bëjë për vete. Modelja ka shkaktuar humor me veprimet e saj ndaj Kristit disa ditë më parë ku i ka hyrë në shtrat gjatë natës. Ajo ishte në përpjekje për t’i bërë një lojë, por pasi pa që nuk e kishte arrirë qëllimin e saj, tha që Kristi nuk ia vlen. “Më fal se paskam ngatërruar shtrat, nuk është shtrati im”.

Image
Kevina dhe Kristi

Megjithatë, Kejvina duket e vendosur për të fjetur me Krist Aliajn në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.Gjatë gjithë kohës, ajo ka vijuar me ngacmime ndaj Kristit. “O do fle me ty sonte, o ti nuk do flesh fare, o do flemë bashkë, ose do rrimë zgjuar”, tha modelja.

Nga ana tjetër, Kristi iu përgjigj ftohtë kësaj ftese: “Po mirë, nuk po fle fare!”. Ajo që duket si lojë brenda shtëpisë, jashtë perceptohet se në fakt modelja e pëlqen Kristin dhe ka nisur ta joshë atë.

Image
Kevina dhe Kristi

Ndërkaq, modelja nuk i ka ndalur edhe provokimet e drejtpërdrejta ndaj tij “Dua edhe salsiçe…”, tha Kejvina gjatë bisedës me banorët, batutë që ka shkaktuar shumë të qeshura mes tyre.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat