Ramë Lahaj acarohet me “Big Brother VIP”: Ngacmim seksual në formë humori mbi kurrizin dhe përbuzjen e grave

Mediale Vip

Ramë Lahaj acarohet me “Big Brother VIP”: Ngacmim seksual në formë humori mbi kurrizin dhe përbuzjen e grave

Nga: M.L. Më: 22 janar 2023 Në ora: 18:32
Ramë Lahaj

Artisti Ramë Lahaj nëpërmjet një reaigimi në Facebook ndaj trajtimit që po i bëhet grave në dy programet e Big Brother si në Kosovë ashtu edhe ai në Shqipëri.

Ai ka thën se këto programe kanë ndikim shumë të keq në aspektin edukativ të shoqërisë shqiptare.

Lahaj ka hedhur kritika ndaj disa personave në estradë që ngacimimin seksual e demonstrojnë në formë humori.

“Si artist e më shumë si Rame i rritur mbi vuajtjet e gëzimet e kësaj shoqërie do të dëshiroja që lëshime të këtilla së paku të filtrohen e censurohen nëse për asgjë tjetër për hatër të etikës profesionale nëse jo për shkak të asaj që quajmë kulturë, virtyt e moral kombëtar”, shkruan Lahaj mes tjerash.

Postimi i plotë:

Gërdi, mjerim, ofenduese, analfabetizëm e po ashtu ndikim shumë i keq në aspektin edukativ, të dyja programet e Big Brother si në Kosovë ashtu edhe ai në Shqipëri. Edhe pse për fat të keq përfaqëson një pjesë të madhe të realitetit tonë shoqëror.

Ndonëse kam pa shumë pak për të bërë ndonjë koment të mirëfilltë dhe pa dashur t'i hyj në hak askujt por, ishte mjaftueshme sa për t'u revoltuar e irrituar besa edhe tmerruar me nivelin në të cilin kemi rënë dhe çka po i ofrojmë shoqërisë si programe argëtuese në këtë periudhe krize që ka përfshirë çdo fushë të jetës, sidomos atë të edukimit e moralit kombëtar.

Ngacmimet seksuale, nënçmimi, përqeshja e përbuzja ndaj gjinisë femërore, por edhe ndaj njëri tjetrit janë të pafalshme sidomos nëse i tolerojmë nëpër emisione e programe mediale dhe nuk reagojmë e protestojmë kundër kësaj shëmtie në rritje drastike. Pastaj nëse e tolerojmë s'kemi pse befasohemi kur të njëjta sjellje ndodhin ndaj nënave tona, motrave, mbesave dhe shoqeve.

Kam parë shumë MAGARË të estradës kur ngacmimin seksual e demonstrojnë në formë humori dhe argëtimi mbi kurrizin dhe përbuzjen e grave.

Si artist e më shumë si Rame i rritur mbi vuajtjet e gëzimet e kësaj shoqërie do të dëshiroja që lëshime të këtilla së paku të filtrohen e censurohen nëse për asgjë tjetër për hatër të etikës profesionale nëse jo për shkak të asaj që quajmë kulturë, virtyt e moral kombëtar.

Periudha në të cilën po jetojmë është mjaftueshëm e rrezikshme, eksperimentale e sidomos internetit ka shumë ndikim tek secili prej nesh andaj kishte me qenë investim kombëtar për shoqëri sa më të shëndoshë nëse do të kishte më shumë kujdes rreth përmbajtjes mediale. Po ashtu na duhet ndërgjegjësim duke filluar nga shkollat fillore.

Kemi nevojë më shumë se kurrë për programe që për bazë kanë edukimin e jo degjenerimin.

Po e shkruaj këtë status jo me shpresën se do të ketë fuqi për të ndryshuar diçka por, për ta lehtësuar veten me idenë se kam dhënë kontributin tim qytetar duke reaguar si individ ndaj këtij fenomeni degjenerues. Madje e di se ka shumë njerëz të cilët mendojnë si unë dhe bashkë kemi ngritur zërin kundër këtij trendi e fenomeni të shëmtuar të kësaj kohe.

P.S. respektoji gratë mos i nënçmoni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat