“Po sulmohem seksualisht qindra herë në ditë”/ Aktorja: Një burrë më dërgoi video…

Mediale Vip

“Po sulmohem seksualisht qindra herë në ditë”/ Aktorja: Një burrë më dërgoi video…

Më: 24 janar 2023 Në ora: 16:55
Emily Atack

Çdo ditë në rrjetet e saj sociale aktorja Emily Atack ballafaqohet me sulme, pasi meshkujt i dërgojnë organin e tyre gjenital, bashkë me përshkrime të ndryshme.

Në një intervistë fundit ajo ka treguar se Aajo shprehet se madje një burrë ka gjetur një mënyrë për të postuar video në llogarinë e saj në Twitter, ku ai masturbohet

“Një burrë ka gjetur një mënyrë për të postuar video në rrjetin tim social Twitter ku ai masturbohet. Por ka edhe postime më të këqija, ku një burrë e ka kërcënuar me vrasje.

Ai shkroi në Twitterin tim se do më priste me thikë, do më pinte gjakun dhe më pas do më përdhunonte”, tha ajo.

33-vjeçarja, e cila është beqare dhe jeton në Londër pohon se ndihet e kërcënuar.

“Kur jam në shtrat natën dhe dëgjoj ndonjë zë, tmerrohem. Ndihem fizikisht e kërcënuar”, tregon aktorja.

Pasi bota ‘ndali’ për shkak të pandemisë, aktorja u përball me një ‘lumë’ mesazhesh të tilla.

“Më bëri të ndihem dhjetë herë më e izoluar, e pambrojtur dhe e vetmuar. Papritmas po shikoja përreth meje, duke menduar: ‘Nuk kam njeri që të më mbrojë këtu. Madje, nuk kam askënd për të qeshur.’ Më erdhi shumë keq për këtë. Ndjehesha e vetmuar, e neveritshme, e turpëruar, e dhunuar. Ndihet si sulm seksual dhe mua më duket sikur po sulmohem seksualisht qindra herë në ditë”, shprehet ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat