“Dancing’s Done”, kënga më e re nga Ava Max

Mediale Vip

“Dancing’s Done”, kënga më e re nga Ava Max

Më: 24 janar 2023 Në ora: 21:29
Ava Max

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka publikuar ditë më parë projektin e ri muzikor.

“Dancing’s Done” titullohet kënga e saj e radhës, të cilën e ka shoqëruar me një video, në kuadër të albumit të saj të ri.

Kjo tashmë është publikuar në të gjitha platformat muzikore përfshirë edhe kanalin, YouTube.

Artistja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koçi, vjen me një interpretim të mrekullueshëm në prurjen me plot ritëm.

Ajo po vazhdon të korrë suksese të jashtëzakonshme dhe të jetë mjaft e pëlqyer në tregun ndërkombëtar.

E njëjta edhe në vitin që lamë pas ishte e përfshirë në disa ceremoni, e madje u nderua edhe me çmime.

Biondja u nominua për çmime në “MTV Europe Music Awards”, “Los 40 Music Awards”, “MTV Video Music Awards”, dhe “People’s Choice Awards”.

Autorja e “Sweet but Psycho” fitoi dy çmime në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve të muzikës në Spanjë, “Los 40 Music Awards”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat