Përplasen ashpër në spektakël, Olta i drejtohet Luizit: Je personi më i dëmshëm në këtë shtëpi

Mediale Vip

Përplasen ashpër në spektakël, Olta i drejtohet Luizit: Je personi më i dëmshëm në këtë shtëpi

Më: 24 janar 2023 Në ora: 23:41
Olta dhe Luizi

Një nga temat e kësaj jave në Big Brother VIP Albania ka qenë momenti kur ‘Vëllai i Madh’ u mundësoi banorëve të lironin nga izolimi Luizin dhe Efin në këmbim të dhjetë mijë eurove.

Kjo revoltoi në masë të madhe konkurrentët, por më së shumti aktoren Olta Gixhari.

Kjo e fundit tha se të gjitha paratë po hiqen për faj të Luizit, në bazë të veprimeve dhe polemikave që bën.

E për këtë pati një debat sërish në Prime mes Luizit dhe Oltës, ku nuk munguan as ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

“Je personi më i dëmshëm në këtë shtëpi. Gjuha e jote është gjuha e dhunës. Nuk di të bësh debat pa kërcënuar. Nuk dua të shoh fare në këtë shtëpi. Unë nuk dua të të shoh në këtë shtëpi. Nuk kam nevojë të merrem me ty. Ti po vetëshkatërrohesh. Je shkatërrues”, u shpreh Gixhari.

Në anën tjetër, Ejlli nuk mungoi me kundërpërgjigje teksa i tha: “Ke frikë. E di ti kë ke përballë”.

Të njëjtit zihen shpesh brenda dhe nuk kanë ndonjë afrimitet ndërmjet vete, e madje shpesh konsiderohen si rivalë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat