“Kam ngrirë vezët”, 30 vjec quhesh “plakë”? Arba Gramo ofendohet: S’jemi vetëm për riprodhim!

Mediale Vip

“Kam ngrirë vezët”, 30 vjec quhesh “plakë”? Arba Gramo ofendohet: S’jemi vetëm për riprodhim!

Më: 25 janar 2023 Në ora: 12:59
Arba Gramo

Përpara pak kohësh, bënë shumë bujë pretendimet e gjinekologut Shkëlqim Balili, i cili i cilësoi si “plaka” gratë që mbeten shtatzënë në moshën 30 vjecare. Kjo temë u diskutua mes tij dhe disa të ftuarave në “Ftesë në 5”, të cilat nuk ishin dakord me këtë përcaktim.

Arba Gramo tha se ishte ndjerë e ofenduar nga fakti që doktori e lidhte figurën e gruas vetëm me riprodhimin. Mjeku vazhdoi të insistonte se riprodhimi është tregues i një shëndeti të mire, dhe në fund, sugjeroi se më e mira është që shtatzënia të nisë nga mosha 19 vjeçare deri në fillim të të 30-ave.

Në këtë pikë, balerina Isida Mollaymeri u pajtua me doktorin e rrëfeu se dhe vetë i ka ngrirë vezët për të ruajtur performancën e tyre.

Doktori nuk i referohet me moshën 30 vjec plakjes në vetvete tek vajzat, por e ka thënë këtë për orën biologjike. Nëse lexon dy-tre gjëra, e kupton që këto të dyja janë shumë larg njëra-tjetrës. Unë jam 35 vjec, dhe nëse pyet për profesionin tim si balerinë, unë në këto momente quhem plakë; profesioni im, ashtu si i futbollistëve ka një afat skadence.

Unë kam marrë informacione për orën biologjike dhe kam bërë një ngrirje të vezëve, sepse kamë marrë të dhëna, që me kalimin e kohës, këto vezë fillojnë dhe nuk e kanë me performancën e duhur, le të themi”, u shpreh Isida.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat