Bebe Rexha dhe David Guetta arrijnë mbi një miliard dëgjime globalisht me bashkëpunimin “I’m Good (Blue)”

Mediale Vip

Bebe Rexha dhe David Guetta arrijnë mbi një miliard dëgjime globalisht me bashkëpunimin “I’m Good (Blue)”

Më: 25 janar 2023 Në ora: 19:00
Bebe Rexha dhe David Guetta

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është duke shijuar një sukses megaloman me këngën “I’m Good (Blue)”.

Ajo dhe DJ David Guetta e publikuan këtë bashkëpunim në gusht të vitit 2022 dhe që atëherë, kënga ka vazhduar të jetë e dëgjuar mbarë globalisht.

“I’m Good (Blue)” ka arritur të renditet e para në top-listën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me çka edhe është shpërblyer nga Official Charts.

Bebe Rexha dhe David Guetta tani kanë shijuar një tjetër sukses, duke shënuar plot një miliard dëgjime në mbarë globin me këngën “I’m Good (Blue)”.

Këtë ata e bënë të ditur përmes një postimi të përbashkët, ku falënderonin njëri-tjetrin për bashkëpunimin e suksesshëm.

“…dhe vazhdon të bëhet më mirë David Guetta! Faleminderit fansave të mi, partnerëve të radios dhe transmetimit – nuk mund ta kishim bërë pa ju të gjithëve!”, shkroi artistja shqiptare në një postim falënderues.

Duke arritur shifrën e një miliard dëgjimeve në mbarë platformat e transmetimit të muzikës, bashkëpunimi i dyshes është certifikuar me pllakatën ‘US Platinum’, e cila iu jepet këngëve të suksesshme që e tejkalojnë këtë shifër klikimesh.

Ky bashkëpunim i suksesshëm i ka nominuar Beb Rexhën për një çmim Grammy, një çmim Brits dhe dy çmime iHeart Radio Music Awards.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat