U njohën nëpërmjet Instagramit, Meghan Markle zbulon mesazhin e parë që i ka dërguar Princ Harryt

Mediale Vip

U njohën nëpërmjet Instagramit, Meghan Markle zbulon mesazhin e parë që i ka dërguar Princ Harryt

Më: 27 janar 2023 Në ora: 22:41
Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka zbuluar së fundmi mesazhin e parë që i ka dërguar Princ Harryt në Instagram.

Harry deklaroi në librin e tij të kujtimeve se është njohur me Meghan fillimisht në Instagram. Ai pohoi se gjeti profilin e Meghan kur hasi në një foto të saj me një filtër të ‘SnapChat’-it.

Shoku i Harrit, Violet, kishte shpërndarë foton, gjë që e shtyu atë t’i dërgonte një mesazh menjëherë për të pyetur për identitetin e gruas në foto. ‘Ai ishte njeriu i shtatë që bëri të njëjtën pyetje’, tha Violet.

Më pas, miku i tij vazhdoi, duke thënë se Meghan ishte një aktore që po vizitonte Britaninë e Madhe për të parë tenisin e Wimbledon. Kur ajo e pyeti nëse do ta kishte problem ta bënte ‘shok’ në Instagram, ai pranoi.

Të nesërmen, Meghan i dërgoi princit mësazhin e parë: “Përshëndetje! foto të bukura”

Harry pohoi në libër se shumica e fotove të tij në Instagram ishin bërë ndërsa ai po udhëtonte në Afrikë, gjë e cila shërbeu si temë diskutimi mes tij dhe  Meghanit, pasi ajo kishte qenë atje gjithashtu.

Meghan zbuloi gjatë dokumentarit të çiftit se një foto e Harry-t duke u kujdesur për një rinocerontë të plagosur i mbeti vërtet në mendje. Ajo deklaroi se në vend të leximit të artikujve të lajmeve në internet për Harry-n, postimet në Instagramin e tij ishte një qasje më e mirë për të vlerësuar karakterin e tij.

Dhe pjesa tjetër, siç thonë ata, është histori.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat