Selena Gomez zbulon se duart e saj dridhen si efekt anësor i sëmundjes së lupusit

Mediale Vip

Selena Gomez zbulon se duart e saj dridhen si efekt anësor i sëmundjes së lupusit

Më: 29 janar 2023 Në ora: 17:40
Selena Gomez

Selena Gomez u detyrua të përsëriste diagnozën e saj të lupusit pasi ndjekësit e saj në rrjetet sociale vunë në dukje se si duart e saj po ‘dridheshin’ në një klip të fundit.

Këngëtarja dhe kantautorja 30-vjeçare ndau një klip për TikTok në fillim të këtij muaji, ku tregoi rutinën e saj të grimit dhe kujdesit të lëkurës.

Në një moment në video, ylli u përpoq të aplikonte produktet në një sfungjer, por duart e saj dukeshin të paqëndrueshme.

Gomez më vonë sqaroi se lëkundjet ishin me të vërtetë një efekt anësor i sjellë nga mjekimi i saj për lupus.

Unë dridhem për shkak të mjekimit tim për lupus”, shkroi ajo në komentet në postimin e TikTok-ut.

Image
Selena Gomez

Këngëtarja e “Calm Down” u diagnostikua me lupus në vitin 2014.

Sipas klinikës Mayo, lupusi ‘ndodh kur sistemi imunitar i trupit tuaj sulmon indet dhe organet tuaja (sëmundje autoimune).

Inflamacioni i shkaktuar nga lupusi mund të prekë shumë sisteme të ndryshme të trupit – duke përfshirë kyçet, lëkurën, veshkat, qelizat e gjakut, trurin, zemrën dhe mushkëritë.

Gomez u detyrua t’i nënshtrohej një transplanti të veshkave në vitin 2017 për shkak të sëmundjes.

Ajo diskutoi betejën e saj me sëmundjen në mënyrë specifike gjatë dokumentarit të vitit 2022, “Selena Gomez: My Mind & Me”.

Nuk e kam ndjerë që kur isha më e re. Në mëngjes kur zgjohem, menjëherë filloj të qaj sepse më dhemb çdo gjë”, tha Gomez.

Gomez gjithashtu është dashur të merret me çështje të shëndetit mendor gjatë viteve, duke përfshirë çrregullimin bipolar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat