Sharon Stone thotë se shumë yje të Hollywood-it janë mizogjenë, por dy ikona bëjnë përjashtim

Mediale Vip

Sharon Stone thotë se shumë yje të Hollywood-it janë mizogjenë, por dy ikona bëjnë përjashtim

Më: 30 janar 2023 Në ora: 06:06
Sharon Stone

Sharon Stone po kritikon yjet Hollywood-it duke i quajtur ata “mizogjenë” (persona që përbuzin, paragjykojnë ose urrejnë gratë).

"Kam punuar me disa nga yjet më të mëdhenj në këtë industri, të cilët fjalë për fjalë më flisnin nga afër, duke më thënë se çfarë mendojnë se duhet të bëj. Ata janë kaq mizogjenë," tha aktorja gjatë një interviste për Variety.

"Ata thjesht nuk më dëgjonin dhe nuk lejonin të ndikoheshin nga unë për performancën e tyre Ky nuk është aktrim i mirë," tha ajo.

Megjithatë, Stone u sigurua të përjashtonte Robert De Niro dhe Joe Pesci duke i cilësuar ata si kolegët që e trajtuan më mirë.

“Ky njeri nuk është Robert De Niro, nuk është Joe Pesci,” tha ajo.

Aktorja iu referua kohës kur punoi me De Niro dhe Pesci në filmin e Martin Scorsese, "Casino".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat