Lodhet Luizi në Big Brother, po mendon largimin: Nuk besoj se do fitoj, do duroj sa do duroj!

Mediale Vip

Lodhet Luizi në Big Brother, po mendon largimin: Nuk besoj se do fitoj, do duroj sa do duroj!

Më: 31 janar 2023 Në ora: 14:55
Luizi

Edhe pse konsiderohet si personi më i fortë dhe konkurrenti më i avantazhuar për ta fituar BBV. Luzin duket se po e lënë nervat.

Ai ka thënë se fundmi se është lodhur nga situatat dhe provokimet që po merr çdo ditë nga të gjithë, përfshirë edhe produksionin, në “Big Brother VIP”.

Në një bisedë me Kiarën, ai deklaroi se nuk duron dot më pasi i ka të gjithë kundër dhe është i vetëm përballë tyre. Luizi u shpreh se nuk është i pathyeshëm dhe i paprekshëm dhe se 3 muaj qëndrim janë shumë.

“Dua të dal për Zotin. Nuk besoj se e fitoj kështu që… Do duroj sa do duroj, por s’mban më. Të gjithë kundër, rrinë lëshojnë nga një kunjë çdo ditë për të parë ku jam. Do vijë një moment kur do më zënë ngushtë. Tre muaj janë shumë, s’dihet kush vjen. I kam të gjithë bashkë kundër, s’di çfarë të bëj më. Nuk jam as i pathyeshëm, as i paprekshëm, as më i forti, jam ky që jam. Nuk mund të luftoj kaq gjatë.- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat