Të shtrirë në shtrat, Kiara dhe Luizi nuk ndalen teksa shijojnë një puthje plot afsh

Mediale Vip

Të shtrirë në shtrat, Kiara dhe Luizi nuk ndalen teksa shijojnë një puthje plot afsh

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 23:37
Kiara dhe Luizi

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito tashmë janë zyrtarisht një çift brenda shtëpisë së Big brother VIP Albania.

Përkundër rezistimit të madh të Kiarës për t’ia dhënë puthjen Luizit – kjo gjë më në fund ndodhi në mbrëmjen e së mërkurës kur dyshja organizuan një “dasmë” brenda shtëpisë.

E që prej atij momenti, Luizi dhe Kiara duket se nuk po i ndalin më puthjet dhe momentet intime me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e së enjtes, çifti ka shijuar një tjetër moment së bashku, kur të shtrirë në krevat kanë shijuar një puthje plot afsh.

Fillimisht ka qenë moderatorja ajo e cila refuzonte t’i jepte përgjigje Luizit lidhur me një pyetje që ai ia bënte vazhdimisht, teksa vendosi që t’i përgjigjet vetëm me një pithje.

Në momentin që ndodhi kjo, disa nga banorët e tjerë në dhomën e gjumit dëgjohen duke bërtitur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat