Flitet se Luana Vjollca do të sjell në ekranin shqiptar reality-show-n e famshëm botëror

Mediale Vip

Flitet se Luana Vjollca do të sjell në ekranin shqiptar reality-show-n e famshëm botëror

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 11:25
Luana Vjollca

Teksa po shijon suksesin e madh me ‘’Zemër Luana’’, Luana Vjollca ka nisur punën për një reality show shumë të njohur në botë.

Bëhet fjalë për ‘’Love Island’’, një program reality që po korr suksese të mëdha në botë.

Ndonëse vet ylli shqiptar nuk e ka konfirmuar ende, po flitet se programi i ‘’Ishullit të dashurisë’’ do të vijë në Shqipëri përmes TV Klan nën autorësinë e Luana Vjollcës.

Show nis kur një grup beqarësh mblidhen në një vilë, gati për të nisur një eksperiencë takimesh romantike apo edhe marrëdhënie shoqërore.

Banorët e vilës duhet patjetër të jenë çift dhe ata që mbesin single s’kualifikohen nga gara.

Përveç zgjedhjes së mençur të partnerëve të tyre, banorët duhet të fitojnë edhe zemrat e shikuesve që kanë mundësinë të formësojnë ngjarjet në ekran dhe në fund të kurorëzojnë çiftin fitues që merr një vlerë monetare.

Shqipëria është vendi i 25-të që merr patentën e këtij programi dhe sipas burimeve pritet të nis transmetimin në prill të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat