Hoqi dorë nga çmimi i madh, çfarë i kërkoi Efi Luizit para se të largohej nga shtëpia

Mediale Vip

Hoqi dorë nga çmimi i madh, çfarë i kërkoi Efi Luizit para se të largohej nga shtëpia

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 10:42
Efi dhe Luiz

“Prime” i së shtunës shkaktoi tensione të forta mes banorëve brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Dea Mishel e cila fitoi “Lojën e inteligjencës”, kishte në dorë zarfin e kuq të futur në shtëpi nga ‘Vëllai i Madh’. Asaj iu dha mundësia të dërgonte tre banorë në televotim. Banorët që Dea zgjodhi ishin Luiz, Kiara dhe Efi ku kjo e fundit ishte e eleminuara e dytë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Eleminimi i saj shkaktoi përplasje mes Luizit dhe Dea Michel, ku këngëtari shpërtheu në kërcënime të shumta kundrejt saj.

Përpara se ish-konkurrentja e “Për’puthen” të largohej nga shtëpia, teksa takonte banorët, Efi i kërkoi Luizit t’i premtonte se do dilte fitues nga “BBVIP” dhe u shpreh se Olta nuk e ka të gjatë që qëndrimin e saj në shtëpi:

“Ti duhet ta fitosh, ma premto, mos u përfshi emocionalisht. Ndërsa Olta ka për të dalë shumë shpejt”– i tha ajo këngëtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat