U tha se kishte qenë i lidhur me Olta Gixharin, flet për herë të parë Xhonatani

Mediale Vip

U tha se kishte qenë i lidhur me Olta Gixharin, flet për herë të parë Xhonatani

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 15:41
Olta Gixhari dhe Xhonatani

Që prej hyrjes së Xhonatanit në shtëpinë e Big Brother VIP, në rrjet qarkulloi me shpejtësi thashethemi se mes tij dhe Olta Gixharit ka patur një histori dashurie në të shkuarën.

Xhonatani ishte banori i parë që u eliminua mbrëmjen e djeshme në “BBVIP”. I ftuar në “Fan Club”, ish-banori, u ndal tek thashethemet që kanë qarkulluar lart e poshtë për të dhe Oltën.

Ai u shpreh se ishte prekur nga këto thashetheme që kishin qarkulluar nëpër rrjet, duke hedhur poshtë të gjitha fjalët në lidhje me marrëdhënien e tyre.

“E vetmja gjë që më ka prekur është historia që unë dhe Olta kemi pasur një lidhje jashtë. Është e turpshme, unë e njoh Oltën familjarisht. Më preku, është një lajm i rremë.”– tha ai.

Kujtoimë se lajmi është nxjerrë nga ish e dashura e Xhonatanit ku thuhej se romanca ka ndodhur verën e kaluar edhe pse aktorja është e martuar dhe nënë e një djali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat