MC Kresha dhe Getoar Selimi i japin fund armiqësisë 12-vjeçare dhe shtrijnë dorën e pajtimit në emision

Mediale Vip

MC Kresha dhe Getoar Selimi i japin fund armiqësisë 12-vjeçare dhe shtrijnë dorën e pajtimit në emision

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 07:13
MC Kresha dhe Getoar Selimi

Dy reperët e njohur të skenës, Getoar Selimi dhe MC Kresha ka më shumë se një dekadë që nuk flasin me njëri-tjetrin.

Megjithatë duket sikur kjo ka zgjatur deri në vitin 2023, ku dyshja duket se kanë reflektuar dhe kanë vendosur që t’i japin fund kësaj armiqësie mjaft të gjatë.

Të ftuar në emisionin “Zemër Luana”, dy reperët e njohur të estradës shtrinë dorën e tyre të pajtimit edhe publikisht, gjersa bënë të ditur se po vijnë edhe me një bashkëpunim.

Ata thanë se kënga e tyre e re është gati dhe se përveç dyshes, do të ketë edhe një person tjetër në të, por nuk e zbuluan emrin e tij.

Dyshja në fjalë e pranuan në emision se nuk kanë folur me njëri-tjetrin për arsye të kota të fëmijërisë dhe hatërmbetjeve të para shumë viteve. 

VIDEO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat