Njihuni me Sparro-n, reperi më premtues shqiptar, ylli që ka filluar të shëndrisë

Mediale Vip

Njihuni me Sparro-n, reperi më premtues shqiptar, ylli që ka filluar të shëndrisë

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 11:46
Sparro

Sparro është emër sot jo shumë i njohur për publikun e gjërë, por premtues për muajt apo vitet e ardhshme, këtë më së miri e dëshmojnë brohoritjet e publikut për prezencën e tijë në skenë, kudo që deri sot ka performuar.

Në një bisedë me talentin e muzikës rep, Sparro-n, ai shprehet më energjik e më i vendosur se kurrë për të arritur qëllimet që ia ka vënë vetes për qëllim, e ky qëllim është shkëlqimi në zhanrin e muzikës që e bënë, për këtë ka marrë veq “aprovimin” e publikut kudo që iu ka dhënë rasti, duke u mirëpritur, madje duke pasur përkrahje edhe nga yje të muzikës e sportit jo vetëm vendore, por edhe botërore, sic është sulmuesi i njohur boshnjak, Edin Xheko.

“Fillimisht dua ti falenderoj përzemërsisht të gjithë ata qe me mbështesin në rrugëtimin tim sepse ata janë arsyeja që unë jam këtu. Besoj qe gjithqka arrihet me synim, vullnet dhe punë, andaj besoj qe asgje nuk është e vështirë perderisa jemi te përkushtuar ne atë drejtim.
Çdo ëndërr që fillon te plotësohet na thellon në emocione, keshtu që shfaqja e parë është diqka e papërshkrueshme dhe doemos emocionet e bëjne të veten, por një njeri i cili ka tendenca të mëdha gjithmonë është i gatshëm për sfidat drejt suksesit”.
 është shprehur Sparro, duke folur në fillim për inspirimin dhe hapat e parë në rep muzikë.

Meqë Sparro vjen nga rajoni i Drenicës, ku në të kaluarën më shumë janë njohur për trimeri e guxim, ai flet edhe për talentët e muzikës rep që së shpejti do të shfaqen në publik “Unë di që Drenica ka shumë reperë të talentuar, besoj qe me kohën do të shfaqen në skenën e muzikës dhe sa i përket tematikave në këngët e mija janë një mix i temave si: sociale, motivuese, rutinore dhe poashtu storytelling. Nuk kam dyshime ne vetveten kështu që optimizmi është mëse i lartë sa i përket arritjes time në kulmin e industrisë muzikore. Something big its comming…”, ka thënë Sparro.

“Gjithqka që e shprehi në këngë janë fjalë nga zemra prandaj të gjitha i vlersoj, por pasi që në projektin e fundit të titulluar ‘Edin’ kam marrur mbështetje nga vet personi i cituar në këtë këngë ‘Edin Dzeko’ (futbollist profesional i ekipit tim të zemrës Inter) tregon që ky projekt vlen të veçohet tejmase. Siç e potencova, synimi është kulmi prandaj suksesi është vetëm çështje kohe. Projekte të mëdha po vijnë madje tash shumë shpejt do të lansohet kënga e re, besoj shumë qe do të pritet jashtëzakonisht mirë nga publiku, e sa i përket informacioneve më të detajura do i bëj të ditura shumë shpejt”, ka përfunduar reperi nga Drenica, i cili premton “tornado” në muzikën rep, e për këtë, ju fton të jeni afër tij në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat