Amosi vijon me ofendimet, mëson Maestron si të shajë Luizin në anglisht

Mediale Vip

Amosi vijon me ofendimet, mëson Maestron si të shajë Luizin në anglisht

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 13:56
Amosi

Përfaqësuesi i elitës së Shqipërisë, Amos Zaharia, po bëhet sërish viral, jo për qytetarinë dhe eduaktën e tij si artist, por për ofendime dhe fjalë banale.

Ai ishte së bashku me Tean dhe Maestron dhe ky i fundit i kërkoi Amosit që t’i mësojë një fjali anglisht. Fjalia e parë që Amosit i erdhi në mendje është një ofendim për Luizin.

Biseda:

Armaldo: Më thuaj një fjali në anglisht që ta mësoj.

Amos: Luiz, you are a d*ckhead.

Armaldo: Çfarë do të thotë në shqip?

Tea: Je rrotë preshi.

Vlen të përmendet edhe reagimi i Teas, e cila nuk i duron dot ofendimet dhe fjalorin banal.

Që prej hyrjes në “Big Brother Vip”, Amos Zaharia ka ngritur gjithnjë zërin kundër ofendimeve dhe kërcënimeve, sidomos nga “artistët” si ai.

Vetëm pak ditë më parë në debatin me Armaldon, Amosi e cilësoi atë si një “njeri të artit” që nuk i lejohen ofendimet dhe gjestet, sipas tij të ulëta.

Por Amosi harron kërcënimet që i kamuflon si “shaka” për të qeshur, që ka bërë gjatë këtyre javëve me “djegie me benzinë” apo “ta lidh, ta zhvesh në mal”.

Çfarë deklaroi Amosi në debatin me Armaldon, për “elitën” dhe “artistët”?

“Deri ku mund të shkojë njeriu, vetëm për të fituar një lojë. Dhe sa e rëndësishme është kjo lojë, kur t’i përfqasëon një elitë? Ai shkeli dinjitetin e tij, pasi ai veprim nuk mund të bëhet përpara të gjithë njerëzve. Ka shumë gjëra që na diferencojnë nga kafshët. Në ato kushte, unë nuk do ta bëja kurrë. Luizi ka treguar se nuk ka këllqe. Ai të bëjë çfarë të bëjë, por Armaldo është njeri i arteve”-shprehej Amosi.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat