Osman Azemi flet për Big Brother VIP Kosova, e komenton këtë banor të shtëpisë

Mediale Vip

Osman Azemi flet për Big Brother VIP Kosova, e komenton këtë banor të shtëpisë

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 11:05
Osman Azemi

Gjatë prime-it të Big Brother VIP Kosova të hënën, Lugati e ka nominuar Osman Azemin si të preferuar të tij. “Unë e nominoj tetën Gjyli, Osman Azemin”, tha Lugati.

Osmani tha se nuk e shikon Big Brother, pasi nuk është adhurues i këtyre reality show, mirëpo për Lugatin ka ndëgjuar.

“Per Lugatin kom ndëgju, po nuk kam pasur kohë me kqyrë, nuk jam njëfar adhures i këtyre reality show si Big Brother, realisht kom prit diçka ma shumë, por nuk kam pas kohë me kqyrë“, u shpreh Osmani.

Tutje ai tha se i ka pëlqyer shumë veshja e Lugatit ku u shfaq me veshje kombëtare të hënën gjatë spektaklit.

“Lugatin e kam pa në rrjete sociale, me një veshje kombëtare, me një dizajn shumë të bukur, më pëlqej shumë valla”, tha Osman Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat