Zbulohet identiteti i të dashurit të ri të Afrona Dikës?

Mediale Vip

Zbulohet identiteti i të dashurit të ri të Afrona Dikës?

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 14:14
Afrona Dika

Sikurse kishte lënë të kuptohej prej javësh, edhe Afrona Dika ka nisur një lidhje të re pas ndarjes nga Blero Muharremi.

Teksa në fillim nuk dihej se kush ishte partneri i saj i ri, tashmë identiteti i tij është zbuluar. Në “Instagram”, një person me emrin James ka postuar një foto i shtrirë, ndërsa para tij duket edhe modelja shqiptare.

Në foton e postuar ai nuk e ka zbuluar identitetin e tij, duke u shfaqur pa fytyrë, ndërsa duket vetëm pak Afrona. “Gjithmonë zjarr,”-shkruan James krahas imazhit, duke etiketuar edhe Dikën.

Image
Postimi i James

Blero dhe Afrona u martuan në shtator të 2019-ës, në një ceremoni madhështore në Lezhë. Mirëpo edhe pas martesës ata vijuan të jetonin të ndarë, Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër. Verën e vitit të kaluar ata i dhanë fund martesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat