Olta nuk i mbajti dot lotët pas largimit të Amosit, flet shoqja e Kiarës: Aktroi!

Mediale Vip

Olta nuk i mbajti dot lotët pas largimit të Amosit, flet shoqja e Kiarës: Aktroi!

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 15:38
Olta nuk i mbajti dot lotët pas largimit të Amosit

Motra e konkurentes Olta Gixhari, Greta dhe shoqja e Kiarës, Liesa Haxhiasllani kanë folur në lidhje me largimin e Amosit nga BBV dhe shpërthimin emocional të aktores.

Shoqja e Kiarës, Liesa u shpreh se shpërthimi emocional i Oltës ishte një aktrim.

“Olta aktroi. Që e ka mik Amosin dakord, mund edhe të ishte përmbajtur, por edhe varet se si e ka përjetuar”, u shpreh shoqja.  

Motra Olta Gixharit, u shpreh se ai shpërthim i të motrës erdhi sepse largimi i Amos ishte e papapritur nga askush, madje edhe nga publike.

“Ishte e papritur dalja e Amosit, madje largimi i tij nuk pritej edhe nga publiku”, u shpreh e motra e Oltës.

Në lidhje me qeshjen e Efit, Greta u shpreh se reagimi i saj tregoi se nuk është e drejtë me vlerat njerëzore.

“Efi mund të qeshë mund të gëzohet. Qeshja e saj kuptoi se nuk tregohet e drejtë me vlerat njerëzore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat