“Mos më fut mua në probleme të tilla”/ Çfarë ndodhi mes Oltës dhe Kristit

Mediale Vip

“Mos më fut mua në probleme të tilla”/ Çfarë ndodhi mes Oltës dhe Kristit

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 19:43
Olta dhe Kristi

Gjatë mbrëmjes së djeshme ne shtëpinë e “Big Brother VIP” u zhvillua nga banorët një “Cabaret Night” ku kënduan dhe interpretuan mes njëri-tjetrit.

Valbona Mema performoi së bashku me Krist Aliajn të veshur me kostume popullore, ku ky i fundit i kërkoi më pas Oltës për ta ndihmuar t’i hiqte.

Ndërkohë që po e ndihmonte, ai e “akuzoi” aktoren se e kishte gërvishtur qëllimisht te krahu, gjë të cilës Oltës nuk i ka pëlqyer aspak duke i thënë Kristit se ‘po bën një lojë të shëmtuar me të duke thën gjëra të pavërteta’.

Pjesë nga diskutimi:

Kristi: Çfarë bëra që s’të pëlqeu

Olta: Mos shpif kaq

Kristi: Okej nuk do e them, dakort

Olta: Po përse e thua një gjë që nuk ka ndodhur

Kristi: Çfarë nuk ka ndodhur

Olta: Atë gjënë aty… S’ta bëra unë

Kristi: Jo nuk ma ke bërë ti ma ka bërë një tjetër e vërtetë

Olta: E kam seriozisht. Je manipulues , si Luizi

Kristi: Jo Luizi nuk është manipulues, është mashtrues

Olta: Je bërë pra si ai

Kristi: Pse

Olta: Sepse mashtron

Kristi: Ti ishte aty dhe të thashë ma hiq këmishën të lutem dhe më gërvishte pa dashje çfarë të keqe ka

Olta: Po përse më akuzon se të gërvishta

Kristi: Sepse duke e tërhequr bluzën më gërvishte

Olta: Po por nuk e ‘shite’ kështu, e ‘shite’ sikur unë ta bëra për kastile

Kristi: Jo nuk e bëra ashtu

Olta: Të lutem mos ma ‘shite’ ashtu sepse më vë në pozitë shumë të vështirë sepse unë nuk jam në pozita që të bëj ashtu gjërash. E ke shumë gabim

Kristi: Po e keqpërdor edhe këtë sepse ti e di shumë mirë që e bërë pa dashje

Olta: Mos më fut mua në probleme të tilla ore…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat