Derisa Keisi është pjesë e BBV, publikohet kënga e saj e re

Mediale Vip

Derisa Keisi është pjesë e BBV, publikohet kënga e saj e re

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 20:12
Keisi

“Touch Touch” mban titullin kënga e re e Keisi Medinit, e cila është publikuar me një xhirim njëskenik.

Këngëtarja është pjesë e edicionit të dytë të Big Brother Albania, ndërkohë që projekti i ri është shpërndarë në kanalin e FullMoon Production në YouTube.

Realizimi i ri është bërë nga Gent Music, i cili e ka bërë edhe ‘beat-in’ në bashkëpunim me Frensin.

Për ta shkruar tekstin e këngës “Touch Touch” janë angazhuar Kenna, Keisi dhe Dara.

Xhirimi i klipit është bërë nga FullMoon Production, ku këngëtarja paraqitet duke interpretuar vetëm në një skenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat