Shkenda Dubova martohet këtë verë

Mediale Vip

Shkenda Dubova martohet këtë verë

Më: 6 mars 2023 Në ora: 11:54
Shkenda Dubova

Këngëtarja dhe sipërmarrësja nga Gjilani, Shkenda Dubova, përflitet prej vitesh për një lidhje dashurie.

Megjithatë, ajo nuk e ka pohuar e as konfirmuar këtë gjë, ndonëse partneri i saj vazhdon të mbetet misterioz.

Prive së fundmi ka raportuar se bukuroshja e shoubizit do të martohet së shpejti, gjegjësisht këtë verë.

“Ajo këtë vit do të martohet. Do të organizojë një dasmë të madhe në fillim të muajve të verës”, thuhet në një material të emisionit Prive.

“Personi që ia ka marrë zemrën prej kohësh, misterioz. Bëhet fjalë për një shqiptar që jeton në diasporë”.

Ajo përndryshe që një kohë të gjatë ka bërë një tërheqje nga muzika, duke vazhduar me zgjerimin e biznesit gjithandej nëpër botë.

Kujtojmë që Shkenda u nda nga partneri i saj i mëparshëm në vitin 2020, me të cilin u fejua në 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat