Këngëtarja e njohur me dhimbje ndan mesazhin e fortë për fëmijët: Të mos fokusohen shumë tek telefoni

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur me dhimbje ndan mesazhin e fortë për fëmijët: Të mos fokusohen shumë tek telefoni

Më: 11 mars 2023 Në ora: 08:58
Merita Halili

Mbrëmjen e djeshme në emisionin e fëmijëve “Piter Pan” ishte e ftuar këngëtarja e muzikës së lehtë popullore, Merita Halili.

Ajo është pyetur për jetën e saj artisike por jo vetëm, pasi e ndan kohën e shumtë në Amerikën e përtej oqeanit, por e viziton shpesh edhe Shqipërinë.

Ndërkohë që këngëtarja e famshme Merita Halili ka ndarë disa detaje mbi jetën karrierën dhe suksesin e saj, nuk e ka kursyer edhe një mesazh për të gjithë fëmijët.

Ajo u fokusua tek teknologjia dhe elektronika që është bërë pjesë e jetës së fëmijëve, për t’i këshilluar të gjithë prindërit që t’i lënë të komunikojnë më shumë.

“Do kisha dëshirë që këto fëmijë të flasin më shumë, të komunikojnë, të mos fokusohen shumë tëk kompjuteri, të jenë më social, të lexojnë, sepse teknologjia nuk do t’i bëj mire as për shëndetin, sytë dhe as komiunikimin në mënyrë të tepruar.”- shpreh Halili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat