Rikthehet Getinjo, ironizon me Xhulin: Shoku i babit, Isa Boletini më pruni deri këtu, në klasë e ka pas

Mediale Vip

Rikthehet Getinjo, ironizon me Xhulin: Shoku i babit, Isa Boletini më pruni deri këtu, në klasë e ka pas

Më: 14 mars 2023 Në ora: 17:50
Getinjo

Getinjo me t’u rikthyer për të qëndruar për 24 orë në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova, ka filluar menjëherë të bëjë shaka me banorët që janë brenda.

Ai i tha Vedatit se me veturë e kishte sjellë në Big Brother Vip Kosova një shok i babait të tij.

“Këtu me kerr më solli shoku i babait tim, Isa Boletini e kishte në klasë babai im”, ka thënë Getinjo.

Këto fjalë të reperit shkaktuan të qeshura tek pjesa tjetër e banorëve.

Ditë me parë, Juliana kishte thënë se babai i saj ishte në klasë më Azem Galicën, derisa më pas e ka ndyshuar deklaratën derisa ka thënë se e ka ngatërruar heroin me heronjtë Xhevë dhe Fehmi Lladrovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat