Ganimete Musliu mbështetëse e Julit në “BBV Kosova”, ka porosi për publikun, produksionin, banorët e ish - banorët

Mediale Vip

Ganimete Musliu mbështetëse e Julit në “BBV Kosova”, ka porosi për publikun, produksionin, banorët e ish - banorët

Më: 15 mars 2023 Në ora: 17:10
Juliana Nura

Deputetja e Partisë Demokrarikte të Kosovës, Ganimete Musliu i ka dhënë mbështetje publike banores së “Big Brother VIP” Kosova, Juliana Nura e cila është në mesin e 5 finalistëve garues për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Musliu me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Juliana Nura sot po maltretohet e ofendohet në emër të një spektakli, nga banorët brenda dhe ish banorët që po vinë në shtëpi për vizitë.

Për gjithë këto sfida të përjeturara, deputetja e PDK-së thotë se Juli e meriton që ta fitojë çmimin e madh.

“Në minutat e fundit të finales dua ti shoh dy gra e që janë JULIANA dhe MBRESA por pa asnjë dyshim fitoren ja uroj asaj qe ështe nga dita e parë në këtë shtepi, JULIANA NURA!”, shkruan Musliu në Facebook.

Postimi i plotë:

Ti mbështesësh gratë d.m.th. të kesh guxim ta mbështesësh çdo grua kushdo qoftë ajo, jo vetëm ato gra qe ty të leverdisë.

Gratë duhet të mbështesin gratë. Këtë fjali duhet ta kemi maksimë. Me këtë qasje nuk duhet të bëjmë kompromise, as atëherë kur një grua nxitohet, bënë gabime dhe herë pas herët rrëzohet.

Sot, para syve të publikut, në emër të një „spektakli“ po maltretohet dhe po ofendohet një grua. Kjo grua i është ekspozuar agresivitetit të tre burrave të cilët e kanë humbur fare dhe e vetmja gjë që ata shohin janë ato 200. 000 euro. Dhe sikur të mos mjaftonin tre burra, produksioni i futi edhe ish banorët, shumica dërmuese e të cilëve u kapën në vallen e sulmeve personale dhe ofendimeve grupore.

Si format këtë lloj spektakli do ta ndaloja sepse nuk eksperimentohet me njerëz, por meqenëse nuk varet nga unë, për hir të njerëzores në rend të parë, për hir se kjo grua rrjedh nga një fis meritor dhe për faktin se ata që po e sulmojnë nuk janë as edhe një çik më të mirë, unë sot them: Forca Juliana.

Askush nuk ka të drejtë ta ofendoj një grua.

Askush nuk ka të drejtë ta gjykoj një grua.

Heshtja sot, na kushton nesër.

Në minutat e fundit të finales dua ti shoh dy gra e që janë JULIANA dhe MBRESA por pa asnjë dyshim fitoren ja uroj asaj qe është nga dita e parë në këtë shtëpi, JULIANA NURA!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat