Sipas teorisë së Deas, Luizi mund të dilte nga Big Brother nëse Kristi dhe Armaldo do ishin bërë bashkë

Mediale Vip

Sipas teorisë së Deas, Luizi mund të dilte nga Big Brother nëse Kristi dhe Armaldo do ishin bërë bashkë

Më: 19 mars 2023 Në ora: 14:24
Dea Mishel

Ne jashtë e dimë impaktin e Luiz Ejllit në publik. Mirëpo deri tani duket se edhe banorët brenda shtëpisë e kanë kuptuar se ai gëzon një mbështetje të madhe jashtë.

Vetëm Dea Mishel nuk e beson këtë dhe vazhdon t’i mëshojë idesë së saj që Luizi është lojtar i dobët.

Duke u rikthyer tek nominimi midis Kristit, Armaldos dhe Luizit, në një bisedë me banorët në darkën pas “Prime-t” Dea u shpreh e bindur se ne rast se Kristi dhe Armaldo do ishin bërë bashkë kundër Luizit, ky i fundit do të ishte eliminuar.

“Ai u shqetësua sot se i thashë unë do të nxjerr unë. Më tha ti nuk ke këllqe të merresh me mua dhe unë i thashë që nuk më është dridhur qerpiku. E përjeton ai kërcënimin. Ishin dhe këta të dy që e orientoi Luizi situatën drejt jush.

Po të ishte bërë Maestro me Kristin drejt Luizit, të kishin bërë analizën e gjithë lojës që bën dhe gjithë pabesisë që bëri e kishe jashtë Luizin”, deklaroi Dea.

Olta nuk u pajtua me Dean duke thënë se Luizi nuk del dhe do të shkojë deri në finale pasi e meriton për shkak të lojës që ka bërë. Por, pavarësisht kësaj sipas saj ai nuk e fiton këtë edicion të Big Brother Vip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat