Lumi B paralajmëron projektin e ri, publikohet sot

Mediale Vip

Lumi B paralajmëron projektin e ri, publikohet sot

Më: 22 mars 2023 Në ora: 06:45
Lumi B

Reperi i njohur shqiptar, Lumi B ka paralajmëruar një këngë të re.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, reperi ka sjellur një pjesë të shkurtër të klipit të ri ku shfaqet edhe dy reperë e tjetër, Getoar Selimi dhe Ledri Vula.

Lumi B gjithashtu ka zbuluar detaje të tjera rreth projektit teksa njoftoi që pritet të publikohet të mërkurën, 22 mars.

“Sot (e mërkurë) një prej projekteve që më pëlqen, ‘Cili je ti”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e postimit.

Ky projekt i reperit vjen pas bashkëpunimit me MC Kresha dhe Lyrical Son “Hustle për burek”.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këtë herë, por padyshim do të mirëpritet nga fansat e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat