Nora Istrefi publikon këngën e re “Amanet”

Mediale Vip

Nora Istrefi publikon këngën e re “Amanet”

Më: 22 mars 2023 Në ora: 06:46
Nora Istrefi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Artistja ka lansuar një këngë të re që mban titullin “Amanet”, të cilën e solli të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti i projektit të ri të Norës është shkruar nga Ghulo, me muzikë nga Kushtrim Kelani dhe Nurteel, ndërsa për videoklipin u përkujdes Entermedia.

Në klip këngëtarja ka shkëlqyer edhe me paraqitjen, ajo dukej në formë të mirë dhe e veshur me shumë stil në disa dukje të ndryshme.

Kënga tashmë gjendet e publikuar në kanalin zyrtar të Norës në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të saj të shumtë.

Kujtojmë që ky projekt I Norës vjen pas bashkëpunimi të suksesshëm me Cricket dhe Geskon “Me ty”.

Përveç kësaj, këngëtarja gjithashtu mbetet e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat