Kunati i Luizit flet për herë të parë rreth GoFoundMe të hapur në emër të tij, sqaron pikëpyetjet

Mediale Vip

Kunati i Luizit flet për herë të parë rreth GoFoundMe të hapur në emër të tij, sqaron pikëpyetjet

Më: 22 mars 2023 Në ora: 09:07
Luizi- Sokoli

Kunati i Luizit, Sokoli, ka folur për herë të parë lidhur me GoFoundMe që hapën në emër të tij.

Në një intervistë për “WakeUp” ai tha se vendosën të hapin një llogari të tillë sepse ishte dëshira e fansave të dhuronin por jo se Luizi ka nevojë për ndihmë financiare dhe as probleme shëndetësore.

“E shikoj mëse të nevojshme dhe të domosdosshme për ta sqaruar. E para, është kërkuar nga fansat në SHBA dhe jashtë Shqipërisë shumë kohë më përpara. Nuk është kërkuar kategorikisht nga familja as për arsye ekonomike as për ndonjë arsye tjetër. Është thjesht kërkesë e fansave të tij. Disa media po e keqpërdorin këtë dëshirë të fansave të tij për të kontribuar me vullnetin e tyre të lirë. GoFoundMe nuk është as për arsye shëndetësore, as për fatkeqësi, thjesht në Amerikë është një nga llogaritë më transparente, me emër, mbiemër dhe plotësisht e kontrolluar. Duke parë kërkesat e mëdha menduam se 250 mijë dollarë është e duhura. Përderisa GoFoundMe për ta hapur ka numra vendosëm këtë shifër.”-tha ai.

I pyetur mbi teoritë se ky veprim po i prish imazhin Luizit dhe se çfarë do bëhet me këto para, ai tha:

“Këto para i menaxhon e motra, nuk është hapur nga unë. Është hapur nga nëna dhe motra e tij. Dhe kontrollohet deri kur të dalë ai. Pasi të dalë Luizi nga BBVA, është vullneti i tij se çfarë do të bëjë me ato. Në emër të Luizit po abuzojnë shumë njerëz, edhe janë hapur shumë fondacione dhe gjëra të tilla të ngjashme, i vetmi i hapur nga ne është në Instagramin e Luizit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat