Capital T: Jetojmë mes njerëzve të rrezikshëm me fytyra miqësore

Mediale Vip

Capital T: Jetojmë mes njerëzve të rrezikshëm me fytyra miqësore

Më: 24 mars 2023 Në ora: 15:50
Capital T

Reperi i njohur, Capital T mbetet aktiv me projekte të reja muzikore.

Por, krahas aktiviteteve muzikori ai iu qëndron fansave pranë edhe në rrjetet sociale duke publikuar foto nga përditshmëria e tij.

Herë pas here rap-artisti për fansat e tij në Instagram përfshihet edhe me shprehjen e emocioneve përmes postimeve të ndryshme pa munguar thumbat.

Edhe së fundmi, Trim Ademi bëri një postim ku përshkruante sipas tij dyfytyrësinë e njerëzve.

“Ne jetojmë mes njerëzve të rrezikshëm, xheloz dhe të këqij me fytyra miqësore”, shkruhej në postimin që reperi bëri.

Ndërkohë, sa i përket karrierës Capital T aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Back on road” që e solli këtë muaj.

Përveç kësaj, reperi po vazhdon të mbajë koncerte dhe gjatë kësaj periudhe të vitit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat