Mark Zuckerberg bëhet baba për herë të tretë, ndan foton e parë dhe emrin e vogëlushes

Mediale Vip

Mark Zuckerberg bëhet baba për herë të tretë, ndan foton e parë dhe emrin e vogëlushes

Më: 26 mars 2023 Në ora: 11:06
Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij, Dr Priscilla Chan

Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij, Dr Priscilla Chan, mirëpritën fëmijën e tyre të tretë!

Zuckerberg ndau me të gjithë lindjen e vajzës së tyre Aurelia Chan Zuckerberg përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan:

"Mirë se erdhe në botë, Aurelia Chan Zuckerberg! Ti je një bekim i vogël".

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mark Zuckerberg (@zuck)

Në foto, Zuckerberg shihet duke buzëqeshur teksa shikon vajzën e tij të porsalindur. Në të njëjtin postim ai ka shpërndarë një tjetër foto ku Priscilla mban pranë vetes vogëlushen Aurelia.

Rikujtojmë se Zuckerberg dhe gruaja e tij, një filantrope, u takuan në një festë ku të dy po merrnin pjesë si studentë të Harvardit në vitin 2003.

Ata filluan të takoheshin që nga aty dhe u martuan 9 vjet më vonë në 2012, vetëm një ditë pasi Facebook u bë publik dhe mbajtën një ceremoni intime në oborrin e shtëpisë së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat