“Do t’i qëndroj besnike ndjenjës time deri në fund”- Kiara Tito u përgjigjet kritikave për marrëdhënien me Luizin

Mediale Vip

“Do t’i qëndroj besnike ndjenjës time deri në fund”- Kiara Tito u përgjigjet kritikave për marrëdhënien me Luizin

Më: 26 mars 2023 Në ora: 18:35
Luizi dhe Kiara

Kur nuk kanë kaluar ende 24 orë nga dalje e shtëpisë së Big Brother VIP, Kiara Tito ka bërë reagimin e saj të parë në Instagram, ku fillimisht falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur.

“Kam ende shumë gjëra për të mësuar”, deklaron moderatorja, duke theksuar se nuk ka bëra lojë dhe shprehet e bindur se ata që e kanë kuptuar e  kanë vlerësuar qendrimin dhe emocionet që Kiara ka dashur të përcjellë.

Sa i takon marrëdhënies së saj me Luizin, Kiara thotë se ka qenë ajo e para që ka ndjerë pozitivitetin dhe dashurinë që i ka falur këngëtari.

“Edhe kur kisha kundër të gjithë, i kam qëndruar dhe do ti qëndroj besnike ndjenjës time, deri në fund”, shkruan Kiara.

Reagimi i plotë i Kiara Titos

Faleminderit me shpirt. Dua ta nis pikërisht me mirënjohje reagimin tim të parë. Mirënjohje për të gjithë ata të cilët më kanë mbështetur dhe na kanë mbështetur në këto 90 ditë qëndrimi e mbi të gjitha izolimi në shtëpinë e Big Brother Vip. Edhe pse nuk kanë kaluar as 24 orë që kam dalë e ende kam shumë gjëra për të mësuar, e kam ndjerë pafund dashurinë tuaj. Falenderuese për të gjithë ata që besuan tek unë, edhe kur gjuha e urrejtjes nuk e bënte aq të thjeshtë. Pavarësisht se nuk bëra lojë, jam e bindur që ata që më kuptuan e vlerësuan qendrimin tim dhe emocionet që kam dashur të përcjell. Unë kam qen e para që e ndjeva pozitivitetin, mirësinë dhe dashurine e Luizit, edhe kur kisha kundër të gjithë, dhe i kam qendruar dhe do ti qendroj besnike ndjenjës time, deri në fund! Shumë dashuri për ju dhe mos harroni, #meLuizin♥️ @ina.ejlli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat