Stresi rrëmbeu 160 mijë eurot, Ana Kabashi tregon a e meritoi fitoren e BBVK reperi

Mediale Vip

Stresi rrëmbeu 160 mijë eurot, Ana Kabashi tregon a e meritoi fitoren e BBVK reperi

Më: 27 mars 2023 Në ora: 08:57
Ana Kabash

Arkimed Lushaj apo Stresi siç ai njihet me emrin e tij të artit për publikun e gjerë u shpall fitues Big Brother VIP Kosova.

Reperi nga Shqipëria, i cili qëndroi për 103 ditë në shtëpinë e famshme, fitoi edicionin e parë të këtij ‘reality show’.

"Më kanë akuzuar se kam bërë fushatë kundër", Arta Kabashi: Kam qenë toksike me Big Brother Vip

Një nga konkurentet në garë, Ana Kabashi, e cila ka pasur jo pak përplasje me të, e konsideroi një fitore të merituar.

"Unë mendoj se e ka merituar. Nga fillimi në fund ka qenë shumë aktiv, nuk ka përtuar asgjë. Ka ndarë shumë gjëra të tij personale që ndoshta nuk e kishte menduar se do ti ndante ndonjëherë.E ka merituar se ka qëndruar aty tre muaj, pse jo".

 E ftuar "Why Not", ajo thotë se nuk ka hatërmbetje me Stresin, pasi debatet me të kanë qenë konstruktive dhe për tema specifike, jo thjesht në funksion të lojës.

"Kemi pasur debat të mirëfilltë. Stresi më ka prek pak por më ka kërkuar falje dhe ka qenë debat i mirë. Kanë qenë tema të mirëfilta, jo me u kap për një filxhan. Kam folur për tema tabu. Në Kosovë dhe Shqipëri flitet vesh apo jo sytjena".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat