Aktorja thotë se nuk e kupton se si e ëma e la të pozonte nudo në moshën 10 vjeçare dhe të luante rolin e një prostitute

Mediale Vip

Aktorja thotë se nuk e kupton se si e ëma e la të pozonte nudo në moshën 10 vjeçare dhe të luante rolin e një prostitute

Më: 27 mars 2023 Në ora: 10:47
Brooke Shields

Brooke Shields ka thënë së fundmi se kurrë nuk do t’i linte fëmijët e saj të merrnin pjesë në ‘pornografi’, ndaj së cilës ajo ishte e ekspozuar nga nëna e saj që në moshë të re.

Aktorja ishte vetëm 11 vjeçare kur u detyrua ta puthte Keith Carradinen, atëherë 27 vjeçar, në filmin e vitit 1978 “Pretty Baby”, në të cilin ajo luante një prostitutë.

57 vjeçarja theksoi tani se nuk po mund të kuptojë se si nëna e saj, Teri Shiels, nuk ndërhyri pasi zbuloi se vajzat e saj, Rowan, 19 vjeçe, dhe Grier, 16 vjeçe, refuzonin ta shikonin atë.

Në një klip nga dokumentari i ardhshëm “Pretty Baby”, Rowan tha: “Është pornografi për fëmijë! A do të na kishit lejuar ta bënim këtë në moshën 11-vjeçare?”.

Shields përgjigjet ‘Jo’ pasi ajo është e pushtuar nga emocionet. Duke kujtuar bisedën, ajo tha për The Sunday Times: “Kjo ishte e vështirë për mua, të mos justifikoja nënën time ndaj tyre, por kur ata e pyetën, mendova: “O Zot, duhet ta pranoj këtë”.

Nëna e yllit ishte e varur nga alkooli, gjersa ndërroi jetë në vitin 2012.

Aktorja ka larguar prej kohësh fajin me të cilin përballet nëna e saj – e cila lejoi Shields të pozonte nudo për “Playboy” në moshën 10-vjeçare, por tani Shields ka pranuar: “Nuk e di pse mendoi se ishte në rregull. Une nuk e di”.

Shields u shpjegoi dy vajzave të saj se nuk do t’i linte kurrë të shikonin filmin në të cilin ajo puthi një 27-vjeçar, ndërkohë që shfaqej edhe nudo.

Dokumentari me dy pjesë, i titulluar gjithashtu “Pretty Baby” do të shfaqet premierë më 3 prill në Hulu.

Me regji të Lana Wilson, dokumentari e ka marrë emrin nga filmi i Louis Malle i vitit 1978 “Pretty Baby”, një dramë për një punëtore të re seksi, të luajtur nga Shields, në New Orleans në 1917.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat