“TQR” nga Ronela Hajati publikohet më 5 prill, sjell të tjera pamje nga klipi

Mediale Vip

“TQR” nga Ronela Hajati publikohet më 5 prill, sjell të tjera pamje nga klipi

Më: 28 mars 2023 Në ora: 12:07
Ronela Hajati

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, prej kohësh ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Ajo tani thuajse është në finalizim të kësaj kënge dhe së fundmi ka shpërndarë disa detaje me fansat.

Artistja, e ndjekur nga mijëra njerëz në Instagram, ka njoftuar se projekti “TQR” do të lansohet më 5 prill.

Biondja mes tjerash ka shpërndarë edhe një pjesë të shkurtër nga klipi, për t’ua dhënë ndjekësve një vështrim pak nga ajo se si do të duket.

“TQR – 5 prill/ ora 18:00”, ka shkruar ajo.

Kjo vjen pas një pauze të gjatë të 33-vjeçares dhe besohet që do të pëlqehet edhe nga publiku.

Bukuroshja në këtë periudhë ka qenë më e angazhuar me koncerte brenda dhe jashtë trojeve shqiptare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat