Antoneta përplaset me Luizin: Ti më bën presion, kam dashur të largohem nga shtëpia 3 herë

Mediale Vip

Antoneta përplaset me Luizin: Ti më bën presion, kam dashur të largohem nga shtëpia 3 herë

Më: 28 mars 2023 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Antoneta është përplasur së fundmi me Luizin në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku dhe i është afruar tek fytyra këngëtarit duke e akuzuar se i ka bërë shumë presion dhe për këtë arsye ajo ka tentuar disa herë të largohet nga shtëpia.

Ndërsa, Luizi i cili dukej i pashqetësuar nga reagimi i banores  i tha vetëm që ‘të marrë valixhet dhe të largohet’.

Debati:

Antoneta: Jam lodhur, kam gjithë këto ditë që përpiqem mos të të flas fare dhe ti ma nxin jetën.

Luizi: Merr valixhet dhe ik pra.

Antoneta: Do të më nxjerrësh duke më nxirrë jetën? Bravo! Ça po pret, 3 herë kam dashur të iki prej kësaj shtëpie prej presionit që ti bën. Bravo , do të thuash e bëra për të qarë, bravo! Kë bërë shumë lojë të mirë, unë kam pasur shumë respekt për lojën që bën po kur e3rdha këtu e kuptova se kush je. Bravo, kështu vazhdo je fituesi.

Luizi: Do ikësh tani?

Antoneta: Nuk po qaj jo.

Olta: Mos e lër debatin, je super, vetëm qetësohu, je super ja ke mbyllur gojën komplet.

Antoneta: Dhe faleminderit se me gjithë këto presione që ke bërë nuk më doli më asnjë lot, aq shumë më ke stërvitur.

Luizi: Po në turinj pse më vjen? Do ikësh tani?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat